Gëzuar 7 Marsi – Dita e Mësuesit –Shkruan ;Naim Kurtishi ,pedagog- Tetovë
Nuk thuhet kot, se mësuesit janë arkitektët e kombit. Ata i arsimojnë, edukojnë, formojnë, reformojnë dhe transformojnë nxënësit e tyre në qytetarë të vyeshëm, të denjë e me integritet.. Në këtë mënyrë krijojnë potencialin kombëtar, me vlera të larta njerëzore e patriotike. Në emrin tim, të gjithë mësimdhënësve aktivë, kudo që punojnë në arsimin shqip ju uroj: Gëzuar Ditën e Mësuesit. Nxënësit tuaj ua kalofshin me të arritura më të larta. Ju uroj edhe atyre mësuesve e veteranëve që tash janë në pension, pas dyzet e sa vjetëve të punës edukativo-arsimore, të cilët ndërtuan dhe forcuan themelet e arsimit në gjuhën shqipe. I kujtojmë me pietet edhe ata mësues e arsimtarë që nuk janë më në mesin e të gjallëve, e të cilët kontribuan në arsimin shqiptar.Ju që punoni në arsim, duajeni dhe ruajeni prestigjin e profesionit të shenjtë të mësuesit, se nuk ka nderë më imadh se të jesh mësues i mirë dhe i nderuar. Gëzuar këtë ditë nderimi të madh për çdo mësues, pedagog dhe profesor shqiptar, dhe shumë suksese në misionin fisnik të mësimit të dijes, vlerave qytetare, atdhetare e patriotike! Respekt ! Pedagog : Naim Kurtishi ! Tetovë