Çaste poetike festive me poeten;Havë Shabanaj
Dinjitetin mos ma prek!
————————————–
Mos ma prek dinjitetin tim!
Mos më prek aty ku dhemb!
Atje ku dhembja futet në shpirt!
Aty ku lufta më ka tronditur,
Aty ku gjaku është derdhur
Aty ku zemra më ka therur.
Mos ma prek dinjitetin tim!
Mos më prek aty ku m’dhemb,
Aty ku loti është shterrur,
Aty ku shtëpitë janë djegur,
Aty ku veç hiri ka mbetur
Aty ku eshtrat ende s’janë gjetur!
Mos ma prek dinjitetin tim!
Aty ku më së shumti më dhemb
Aty ku të gjitha i dhashë,
Aty ku liria ka qenë e shtrenjtë!
Mos ma prek dinjitetin tim
E ma fyen Ushtrinë Çlirimtare
Mos ma prek dinjitetin tim!
Se për këtë shtet dhamë jetë.
Na u vranë fëmijë, gra e pleq,
Na dhunuan e masakruan,
Veq shkrumbi e hiri na mbeti.
S’toleroj asnjëherë
Të më prekësh në Shtet e në Komb
Jap jetën e gjithçka kam.
H.Sh