E konfirmon Biden: SHBA ndalon plotësisht importin e naftës ruse 

                         Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka konfirmuar se ka ndaluar plotësisht importet ruse të naftës, gazit dhe qymyrit, Ai tha se ky vendim do të thotë se “populli amerikan do t’i japë një goditje tjetër të fuqishme” udhëheqjes së Putinit.“Ne nuk do të jemi pjesë e subvencionimit të luftës së Putinit”, shton Biden. Pavarësisht frikës në rritje për rritjen e çmimeve të gazit, ky vendim ka mbështetje të gjerë politike dypartiake në SHBA.Ndërmarrja e kësaj mase nga SHBA është më imediate sesa në Europë, e cila është shumë më e varur nga nafta dhe gazi rus.Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se ndalimi i importeve të naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus në Shtetet e Bashkuara do të ketë një çmim në vend, por ligjvënësit janë të bashkuar në marrjen e masave, raporton CNN. “Do të ketë kosto edhe këtu në Shtetet e Bashkuara. Unë thashë se do ta barazoja me popullin amerikan që në fillim dhe kur fola për herë të parë me këtë, thashë se mbrojtja e lirisë do të kushtojë, do të na kushtojë edhe neve në Shtetet e Bashkuara. Republikanët dhe demokratët e kuptojnë njësoj. Republikanët dhe demokratët njësoj janë të qartë se ne duhet ta bëjmë këtë”, tha Biden nga Shtëpia e Bardhë.Ai tha gjithashtu se SHBA-ja ka dhënë më shumë se 1 miliard dollarë ndihmë për sigurinë e Ukrainës. “Dërgesat e armëve mbrojtëse po mbërrijnë në Ukrainë çdo ditë nga Shtetet e Bashkuara, dhe ne në Shtetet e Bashkuara jemi ata që e koordinojmë shpërndarjen e armëve të ngjashme të aleatëve dhe partnerëve tanë – nga Gjermania në Finlandë në Holandë. Ne jemi duke e zgjidhur këtë. Ne po ofrojmë gjithashtu mbështetje humanitare për popullin ukrainas”, tha ai.Biden pranoi se pushtimi rus i Ukrainës tashmë po i dëmton edhe familjet amerikane, duke përfshirë rritjen e çmimit të gazit. Ai pranoi se vendimi i tij për t’i ndaluar importet e naftës ruse do t’i kushtojë vetë shtetit të tij.“Vendimi sot nuk është pa kosto këtu në shtëpi. Lufta e Putinit tashmë po dëmton familjet amerikane në çështjen e gazit. Që kur Putin filloi ngritjen e tij ushtarake në kufirin ukrainas, vetëm që atëherë, çmimi i gazit në Amerikë u rrit 75 cent. Me këtë aksion do të rritet edhe më tej”, tha ai të martën.Biden shtoi: “Unë do të bëj gjithçka që mundem për ta minimizuar rritjen e çmimit të Putinit këtu në shtëpi”.Ai iu drejtua gjithashtu kompanive amerikane të naftës dhe gazit, duke thënë se lufta dhe ndikimet e saj nuk janë “justifikim për të ushtruar rritje të tepruar të çmimeve” që shfrytëzojnë konsumatorin amerikan, duke shtuar se ai nuk do ta tolerojë këtë.“Agresioni i Rusisë po na kushton të gjithëve. Dhe nuk është koha për përfitime apo rritje çmimesh. Unë dua të jem i qartë se çfarë nuk do të tolerojmë”, tha ai.