Bëhet hapi i parë drejt integrimit të Kosovës në NATO,

Qeveria themelon grup punues Shteti i Kosovës ka bërë hapin e parë institucional në qëllimin e saj për integrim në NATO, shkruan Reporteri.net.Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është themeluar një grup punues ndërinstitucional për integrimin e vendit në NATO.Kryeministri Kurti tha se Kosova ka marrë zotim politik për të bërë hapin e parë drejt pranimit të Kosovës në NATO.Ministrja e Jashtme do të jetë kryesuese e këtij grupi, ndërsa anëtarë do të jenë ministri i Mbrojtjes, ai i Brendshëm, ai i Drejtësisë, ndërsa përfaqësues do të ketë nga Presidenca, Kryeministria, Ambasada e Kosovës në Bruksel dhe ajo në SHBA.Autoritetet në Kosovë kanë bërë thirrje që Kosova të pranohet në NATO, duke e cilësuar këtë si një domosdoshmëri, sidomos pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.