Grupi punues për anëtarësimin e Kosovës në NATO nis punën, mbanë mbledhjen e parë
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka treguar se sot ka kryesuar mbledhjen e parë të grupit punues për anëtarësim në NATO.“Sonte, unë kam kryesuar mbledhjen e parë të grupit të punës, të krijuar nga qeveria e Kosovës për të rritur përpjekjet tona për anëtarësimin në NATO”, ka shkruar Gërvalla në një postim në Twitter.Tutje Gërvalla tha se pas agresionit rus, epoka e re në Evropë kërkon një strategji të re për sigurimin e paqes.“Pas sulmit të Putinit, epoka e re në Evropë kërkon një strategji të re për sigurimin e paqes në kontinentin tonë”, u shpreh ministrja. Qeveria sot ka themeluar grupin punues ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO. Ky grup, në përbërje ka edhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në cilësinë e kryesueses.