Ditë tropikale, temperaturat sot arrijnë deri në 35 gradë

0

HMK-ja njofton se masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika do të mbesin prezent mbi vendin tonë edhe për dy ditët e ardhshme, duke kushtëzuar mot me diell dhe temperatura të larta.

Vranësirat mund të jenë të dukshme vetëm për gjatë relievit malor, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbetet e kthjellët dhe me rreze të diellit.

Në orët e mesditës duhet të kemi kujdes nga rrezet direkt të diellit, për shkak të indeksit të lartë UV.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *