Çaste poetike me poeten;Shukrije Gashi

Shembull se si duhet të vdiset për liri

————————————————-

Bac’ te shndërruan ne Legjende

historia e përgjakur nuk është përrallë

meritat t’i përdhosen prapa pikturave

e muraleve ngjyrash klandestine

kujtuan u veshën me epokën e lavdisë

Vrare me pahir Njeriun e luftëtarit

flijimit për ditën qe kurrë do ta gëzojmë

nje zezone e kobshme mbi çatinë e Kosovës

qyqes i ka ba vend ç’moti

e sot Kali i Trojës hingëllinë padroje

nesër këmbëkryq ne ballë te oxhakut serish

Bac’ asnjëherë je Legjende por shembull

si vdiset për Lirinë qe çdo dite po zhvatet

e shitet ne thërrime

A ka sy ky popull hije a mumje

roje e padijes e mizorisë

shpirtit te robit nuk i hiqen lehte mëkatet

e dembelisë as uthulla e idhnimit Unë

liria nuk blihet por fitohet

heshtja zuzarë është robëria e blere

me thërrime e sheshe te Lavdisë

Heronjtë u shndërruan ne Legjenda

e legjendat ne heronj kaubojsh

një kozmetike trapiste qe bjerrë njeriun

ne këmbim trilli epik

Monstrumi i robit e njeh veç ëndrrën

dëshirore historinë Legjende

Bac’ as nesër u Kry

Pandemia e Lirise tone është vetëm Legjende

Popull i heshtjes dhe durimit

te marrte mordja për vrasjen me Kainin

Kurrë e mësove hilen e mashtrimit…3

Ishte  për Lirinë qe çdo dite po zhvatet

e shitet ne thërrime

A ka sy ky popull hije a mumie

roje e padijes e mizorisë

shpirtit te robit nuk i hiqen lehte mëkatet

e dembelisë as uthulla e idhnimit Unë

liria nuk blihet por fitohet

heshtja zuzare është robëria e blere

me thërrime e sheshe te Lavdise

Heronjtë u shndërruan ne Legjenda

e legjendat ne heronj kaubojsh

një kozmetike trapiste qe bjerrë njeriun

ne këmbim trilli epik

Monstrumi i robit e njeh veç ëndrrën

dëshirore historinë Legjende

Bac’ as nesër u Kry

Pandemia e Lirisë tone është vetëm Legjende

Popull i heshtjes dhe durimit

te marrte mordja per vrasjen me Kainin

Kurrë e mësove hilen e mashtrimit…