E diela poetike me vargjet brilante të poetes:Valbona Hadri

Lutje

——————–

Për një botë pa grindje

Pa armiqësi

Me dëshirë të flaktë

Për paqe dhe mirësi.

Për pranverën në të çelur

Dhe qiellin e kristaltë.

Në fytyrën e çdo fëmije

të ketë buzëqeshje gjallërie.

Netët e gjata të zbardhen

në qetësi

Të mbështjellura me ëndrra,

për jetë me plotë dashuri .

Pa ndëshkim për njerëzimin

E dua botën mbarë.

Lutja ime le të jehoj kudo

Paqe dua Paqe për frymimin

e secilit njeri mbi këtë tokê.

Valbona R.Hadri.

26.02.2022