E diela poetike me poetin ;Shefik Arifi
HAPAT
———————-
Sa kam ecur nuk e di,
Hapi im ishte i shtrenjtë,
Asnjëherë nuk bëri vaki,
Që të ec me hap të njëjtë.
Sa kam ecur, nuk e di,
Hapi im derdhej si lumë,
Im Atë, më la një porosi,
Nga unë ec dhe pak më shumë!