E diela poetike me ;Ramë Oraca
KËRBAÇI
—————————–
merre kah te marrësh
kërbaçi është dorë e zgjatur e pushtetit
kështu që
ja merre kërbaçin e ma vonë kulaçin
apo së pari e merr kulaçin e pastaj kërbaçin
diqysh duhet me hy në histori
e për të hyrë në histori
shumëkush duhet me dalë natën prej saj
këqyre kah ta këqyrësh
në tymnajën tonë
kurrë s`ka qenë i kufizuar numri i të gjallëve
as i të rënëve për liri.