E diela poetike me vargjet brilante te poetit:Sabit Rrustemi
ËNDRRA QË PUTHET
(Adem Jasharit)
E po nuk kam fjalë
Çdo gjë para teje është e vogël
edhe kjo botë e rreme
Prej të madhit Gjergj
e trashëgove
atë gjëmë kushtrimi
e u bëre sjellës agimi
me vrushkuj gjaku
Shën Liri ynë
tempull nderi e guximi
në çdo pore të etnisë
idhul lirie
Flijues
e ndërtues
me seli në Prekaz
Na bëre vend për shërim
shëlbim
e shenjtërim
Nga qenia jote
buroi liria
dashuria
ëndrra që puthet
që preket
e prehet
në Prekaz
e në Përjetësi
duke hapur porta
duke na bekuar
për milienumin e ri
vetëm më liri
vetëm me liri
vetëm me liri
(26 janar 2001)
_________________ ( E shkruar para 21 vitesh dhe e publikuar fillimish në revisten letrare SHESHI, Prishtinë, e po atë vit dhe në librin tim me po të njëjtin titull: ËNDRRA QË PUTHET, botuar po në vitin