Infermierët do të mbajnë grevë për realizimin e kërkesave të tyre
Sindikata e Infermierëve të Kosovës do të mbajnë grevë njëditore veprim ky që do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon nga Ministria e Shëndetësisë, Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Bordi i SHSKUK-së që në afat prej 72 orëve t’u përgjigjen kërkesave të komuniteteve infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësorë dhe të ndërmarrin hapa konkret në realizimin e këtyre kërkesave:Koeficienti i pagave 7.1 për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor, bazuar në tabelaren e koeficientëve e cila u publikua së fundi, respektivisht 70% e pagës së mjekut, ashtu siç ishte dhe është deri më sot,Rritja e menjëherëshme e pagesës së ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€,Të paguhet menjehërë puna shtesë, respektivisht orët shtesë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor,Të paguhet menjëherë rrezikshmëria në punë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, Të paguhet menjëherë puna gjatëvikendeve për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, ashtu siç u paguhet mjekëve“Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës në rast se eventualisht nuk do ketë reflektim karrshi kërkesave tona dhe do të detyrohemi të ndërmarrim masa dhe veprime sindikale, në këtë rast grevë, mirëpo një mirëqenie më e mirë sociale dhe ekonomike do të thotë edhe rritje e përgjegjësisë dhe cilësisë së shërbimeve, nga çka do përfitonim të gjithë”, thuhet në komunikatën e tyre