Stoltenberg: Lufta e Putinit kundër Ukrainës ka shkatërruar paqen dhe ka tronditur botën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se “lufta e Presidentit Putin kundër Ukrainës ka shkatërruar paqen dhe ka tronditur botën”. Këtë ai e deklaroi ndërsa foli para gazetarëve në një konferencë shtypi në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz.Ai nderoi forcat e Kievit dhe u zotua të vazhdojë t’i mbështesë ato “për të mbështetur të drejtën për vetëmbrojtje të sanksionuar në kartën e OKB-së”.Stoltenberg tutje lavdëroi Gjermaninë për mbështetjen e saj ushtarake dhe humanitare ndaj Ukrainës, dhe ndërsa vuri në dukje se “NATO ka një përgjegjësi për të parandaluar që kjo luftë të përshkallëzohet më tej”, ai paralajmëroi anëtarët e bllokut të sigurisë se “ne nuk mund ta marrim paqen dhe sigurinë si të mirëqenë”.”Dje, ministrat e mbrojtjes filluan të shqyrtojnë se çfarë duhet të bëjmë për të forcuar mbrojtjen dhe parandalimin tonë për një afat më të gjatë. Kjo do të kërkojë rritje të mëdha të investimeve në mbrojtje,” tha Stoltenberg. Ndërkohë, Scholz tha se Gjermania ka rritur fondet për forcat e saj të armatosura për të siguruar “që NATO është e aftë të përmbushë detyrat dhe mandatin e saj”.