Spitali Rajonal i Prizrenit/ Një pacient me Covid-19

                     Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) po trajtohen 14 pacientë , 11 të konfirmuar COVID-19 pozitivë dhe 3 të negativizuar post- COVID. Sipas njoftimit të SHSKUK-së të premten, me oksigjeno-terapi po trajtohen 7 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 6 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë , Klinika e Pediatrisë , 2 pacientë, Spitali i Pejës, 3 pacientë dhe Spitali i Prizrenit, 1 pacient. Ditëve të fundit, në Kosovë ka rënë dukshëm numri i rasteve pozitive me COVID-19.