E diela poetike me poeten:Nasia Xhemalaj

KRONIKAT PËRSËRITEN…

———————————————

Si zakonisht mbrëmjeve shohë lajmet,

ekranit shfaqen aeroplanë, predha, tanke,

njerëz të gjymtuar, të vdekur, të sakatuar,

një shfaqe mjerane, barbare.

Kronikat përsëriten e përsëriten,

gazetarë e intervista pa fund,

nëna me fëmijë, të moshuar, gra shtatzana,

në rrugën pa busull e drejtim kurrkund.

Në një dorë fëmija, në tjetrën një valixhe,

në çantën hedhur supeve u rënkon jeta,

shpirtit u shëtisin të marsit dallëndyshe,

kraharrorin u rreh një pëllumb shprese.

Në zemër të marsit po bie borë,

ngrinë gjaku me plumbin në zemër,

kuqëlon mbi gjijtë e tokës shqyer me zorr,

dhe zogjtë s’fluturojnë më erës.

Një dorë hirin e kobshëm trazojë,

i shoh tribunave lakmitarët manjak,

veç buza kur u flet, vdekjen ndjellon

në kurthe fjalësh vendimëmarrë.

Zjarrin që ndezën, do shuhet dhe me frymë,

me frymën e njeriut që mbronë Atdhenë,

Prometeu dha zjarrin të ngrohë, zemrën, njerinë,

e jo për tu ndezur plagëve zjarrë.

Në mbrëmje tek shoh lajmet,

të shekullit që ha vetveten,

mos qiellit të nxirë korb,

nisin yjet e feksin.

******×********

Shënim:—(feksin) ndriçojnë.