Çaste poetike me poetin;Sahit Osmani
Duke parë e dëgjuar lajme nga tv. e shtypi
—————————————————-
Se Mitra e superfuqisë sërish ka pjellë kriminelë lufte
Që vrasin e terrorizojnë njerëz dhe shtete…
Dhe me gjak të pafajshëm i ushqejnë këlyshët e tyre.
Lëkundet dheu nga superfuqia e peshës së armëve
Nga më të ndryshmet për asgjësimin e botës
Rrathëve të ferrit e kalojnë njerëzimin
Me urrejtjen çnjerëzore i ndajnë të dashurit
Kufijtë e njerëzores i kapërcejnë me tanke taborre
Me zjarr e hekur djegin çdo gjë që u del përpara
Si të jemi pjesë e jetës nën kthetrat e tyre
Të plagosur në trup e shpirt për një të nesërme
Nëse dhimbjen nuk e ndien e gjithë bota
Dhe verbërisht mbyll sytë para tragjedisë njerëzore!