Vdes edhe mjeku Lulzim Kolgjeraj , dyshohet si pasojë e infektimit me COVID-19

0

Kryetari  i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se sot ka vdekur mjeku Lulzim Kolgjeraj, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19.

Haskuka ka treguar se mjeku Kolgjeraj kishte qenë i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për tri javë rresht në betejën me COVID-19.

I ndjeri kishte shërbyer si mjek i shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj të Prizrenit.

“Pas tri javë hospitalizimi në QKUK, sot betejën ndaj koronavirusit ka humbur një profesionist i dalluar mjekësor, doktor Lulzim Kolgjeraj.

Dr. Kolgjeraj i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin shëndetësor.

Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Kolgjeraj dhe kolegët e tij.

Zoti jua lehtësoftë dhimbjen!”, ka shkruar Haskuka./Express/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *