Mëngjes me ngrica, nga kjo ditë vjen pranvera e vërtetë
Sot do të mbajë mot me ngrica orëve të mëngjesit, nga dita e enjte më butë.
22.03 – Ngrica në mëngjes. Ditën kryesisht me diell, herë herë me vranësira kalimtare.
23.03 – Kryesisht me diell. Ditën edhe vranësira kalimtare.
24.03 – Kthjellët e me diell. Ditën më butë.
25.03 – Kthjellët e me diell, ditën më butë.
Temperaturat me tendencë të rritjes, minimalet nga -5C, ditën e hënë rriten edhe në 2C ditën e premtë, e maksimalet nga 7C e 10C ditëve të para, kapin vlera prej 15C e 17C, ditën e enjtë dhe të premtë.Erërat frynë kryesisht nga verilindja mesatare dhe mesatarisht të fuqishme 4-13m/s, të martën me hove edhe deri në 15m/s.Shtypja atmosferike mbetet në vlera shumë të larta, megjithëse me tendencë të rënies.