Kurti dhe Konjufca vizitojnë familjen Berisha në 23 vjetorin e masakrës

                         Sot janë bërë 23 vite që kur forcat serbe, kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një kafiteri, ku i kishin gjuajtur me bomba, për t’u siguruar se askush mos të mbijetojë, transmeton Reporteri.net.Ndërkaq, Kryeministri, Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kanë vizituar të mbijetuarit e kësaj masakre.Ata vendosën lule dhe bënë homazhe te memoriali në sheshin “Martirët e Lirisë” dhe vizituan muzeun e martirëve të familjes Berisha.  “Dëshmitë e gjalla për ata që na i morën, humbjet e mëdha dhe vuajtja e pamatshme, që të gjitha, për të gjithë, kërkojnë drejtësi”, ka shkruar Kurti në Librin e Zisë.Më 26 mars 1999 forcat serbe vranë 50 anëtarë të familjes Berisha, përfshirë 11 fëmijë. Kësaj masakre i mbijetuan vetëm tre anëtarë, Shyhrete Berisha dhe Vjollca me të birin, Gramoz Berisha