E diela poetike me vargjet brilante të poetes:Nexha Reçica

NUK MUNDESH

—————————-

Nuk mundesh të harrosh

Engjëllinë e pagjumë

Që kujtesën ta shpirtëzon!

Nuk mundesh të harrosh

Dëshirën e stinëve

Që në grusht na mbajnë!

Nuk mundesh të harrosh

Se jemi fatlumë,

Nga dashuria jonë!

RENKIM

———————

Kur në shtratin e gjumit

Më pushton kohën si në ëndërr,

Më ruan nga vendi i lig

Nga dhembje e mëkati i dashurisë!

Atje ku të shkosh

Nuk të njeh askush

Merri të gjitha kujtimet

Kur stinët të ndërrojnë,

Veten pagëzoje si të duash

Apo thjeshtë ik pa emër!