E diela poetike me poeten:Valbona Ahmeti

Moj pranverë

———————————-

Blerimi dhe gëzimi n’harmoni valëzojnë

tingujt e melodive t’bilbilave mëngjeset ledhatojn

muzgjeve thërret flladin t’përkëdhel shpirtin n’shfrenim

hënën zbret kodrinave fton yjet lozonjar n’vallëzim

Buzëqeshja jote bën trishtimin t’harrojmë

me lulëzimin gëzuar t’jetojmë

hënën le pagjumë të dashuruarit t’i përgjojë

yjet i vë roje rrugët e dëshprimit t’ i ndriçojnë

Petalet tua t’freskëta buzëqeshje pranverore

pika vese mëngjeseve dehje agimore

zogjtë shtegtar shpërthejnë fluturimin pa fre

dëshirat dallgëzojnë me lulëzimin për një jetë të re

Tek xhami i dritares ndalon fluturimin një kanarinë

tingulli i zërit të saj më shton dashurinë

pushon n’dorën time një flutur krahëshkruar

moj pranverë metësh stina më e bukur

Valbona Ahmeti