E diela poetike me poeten:Valbona Hadri
I heshturi
———————–
Qëmoti kishte mbjellur farën
pa e lëruar arën .
Dielli kishte perënduar,
Ai,
priste të ngrohej me rrezet e tij.
Dita në të sosur,
Ai,
Priste ta shijonte mëngjesin dhe dritën e artë.
Shfaqja kishte përfunduar.
Ai,
priste i ulur nê fund tê sallës .
Dashurinë e kishte humbur.
Ai,
Akoma vuante për një dashuri të sinqertë.
03.03.2022
Përtej …
————-
Këngës së zgjimit pa zbardhur dritë e parë lëshohej peri i lëmshit të zjarrtë,
qëndisur me nyjëzim dekadash.
Shpalosja e tij rrëmbeu ninullën në djepin e rritës ,
duke ngërthyer në vete një oqean të tërë lotësh.
Dhimbja rëndoi edhe më shumê
kur u mbyllën sytë.
Çarçafi i kuq mbuloi përjetësisht lulet në të çelur.
Ai i heshtur, por me shikim vrastar kapërdinte mallin e shkëputjes duke provuar rikthimin e tij në një fole të vetme.
Është ai hijezim i gurtë në të akullt.
Është …
Por i lutem harrimit të tij …