Abazoviq: Fitore absolute, Omer Bajraktari do ta udhëheqë Ulqinin
Kryetari i Partisë URA, Dritan Abazoviq, shpalli fitoren absolute në zgjedhjet në Ulqin të koalicionit “Për një fillim të ri”, i cili përbëhet nga URA, Social Demokratët e Malit të Zi, Partia Socialdemokrate, Alternativa Shqiptare dhe Partisë Demokratike.“Ulqini ka një kryetar të ri dhe quhet Omer Bajraktari. Siç e njoftuam, lista jonë është më shumë se dy herë më e fortë se vendi i dytë,” tha Abazoviq.Ai tha se ulqinakët kësaj radhe nuk kanë pasur dilemë.“Unë mendoj se duhet t’i kthehemi qytetit, do të kemi një administratë të re të qytetit. Ky është një fillim i ri për qytetin, një rrugë drejt pajtimit dhe përparimit,” tha Abazoviq.Ai theksoi se ka përcjellë prej kohësh politikën lokale, pa kujtuar se ndonjë koalicion ka pasur një rezultat të tillë.“Dora jonë është e shtrirë për të gjithë. Le të bëjmë gjëra të mira për qytetin, le të fillojmë në rrugën e suksesit,” tha Abazoviq.Në Ulqin morën pjesë pesë lista zgjedhore dhe në 38 vendvotime votuan 20.392 qytetarë.Sipas rezultateve preliminare, Lista e Koalicionit Shqiptar fitoi gjashtë mandate, ose 17.14 për qind, Mali i Zi Demokratik dy ulëse (7.22 për qind) dhe Aleanca Për një Fillim të Ri, e përbërë nga URA, Social Demokratët e Malit të Zi, Partia Socialdemokrate, Alternativa Shqiptare dhe Partia Demokratike, 14 mandate (42.61 për qind). Forca fitoi pesë ulëse (14.28 për qind), dhe lista e kryesuar nga DPS gjashtë ulëse (18.74 për qind).