Policia aksion në Vushtrri, arrestohen disa persona

                       Policia e Kosovës ka realizuar një aksion mbrëmë në Vushtrri, pas pranimit të informatës së në një lokal janë duke u organizuar lojëra të fatit.Me këtë rast janë identifikuar katër lokacione të ndryshme dhe më pas janë kontrolluar lokalet e dyshuara në të cilat janë gjetur aparate dhe gjësende të ndryshme të organizimit të lojërave të fatit.“Në tri lokale të kontrolluara, hetuesit kanë arritur të gjejnë: (6) aparate të lojërave të fatit, (3) printerë, (45) tiketa të lojërave të fatit, (1) shtëpizë kompjuteri, (1) pllakë elektrike, letër për tiketa dhe një sasi të parave (106 euro). Si i dyshuar për këtë veprimtari është arrestuar pronari i tri lokaleve A.Rr., 33 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e policisë.Kurse në lokalin e katërt janë gjetur: (1) shtëpizë kompjuteri, (1) printer dhe (40) tiketa. Gjithashtu është arrestuar pronari A.B., 35 vjeçar. Gjësendet e gjetura në të gjitha lokalet janë konfiskuar nga ana e hetuesve dhe do të procedohen në cilësinë e provave materiale“Pas procedurës së intervistimit, të dyshuarit me urdhër të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tyre janë iniciuar rastet për dyshimin e kryerjes së veprës penale ,,Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.”