Nesër përkujtohet profesori i nderuar,dhe ish kuvendari e veprimtari Besnik Krasniqi

               Profesori i gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren,Besnik Krasniqi, përkujtohet nesër,në  përvjetorin e vdekjes. Besnik Krasniqi  që  në rininë e tij të  hershme, ishte i kyçur në veprimtari atdhetarie, kurs enë vitin 1981  ishte pjesëmarrës i demonstratave të studentëve  për të vazhduar pastaj  gjatë  gjithë  jetës së tij  me veprimtari të ndryshme atdhetarie. Besniku  ishte një  profesor i veçantë, për  nxënësit e tij,sepse ishte një  atdhetar dhe   idealist i gjuhësisë, Po kështu ai u mor edhe me  poezi  si dhe me  veprimtari  letrare, poezia e tij  kishte një mesazh  plotë  larushi, ishte profesor  i çmuar dhe kjo bëri që  ai te ishte edhe  përgjegjës  dhe kryetar i  Sindikatës  Arsimore për Shkollat e  Mesme në nivel të  Kosovës, kudo që  shkoi  e kudo që ishte ,krijonte ngrohtësi  e mirëkuptim. Vepra  e tij  do të  mbahet mend , sepse ishte  njeri i urtë  e ditur e profesionist, kurse  ishte i pa ndalur në luftë ndaj të  keqes, ndaj degradimit  kombëtar. Prandaj në nderim te kësaj figure  të  nderuar  për Prizrenin e më  gjerë  nesër   nën  patronatin  e kryetarit të komunës së  Prizrenit, Shaqir Totaj,  organizohet  akademi përkujtimore.  Në njoftimin  tashëm të  publikuar  nga Komuna e Prizrenit thuhet  ‘’ Me datë 30 Mars, në ora 16:00, në Shtëpinë e Kulturës, nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit, mbahet Akademi Përkujtimore, me rastin e përvjetorit të vdekjes së prof.Besnik Krasniqi.
Ftoheni që të merrni pjesë në këtë Akademi Përkujtimore, për ta nderuar kontributin dhe veprat e tij që la pas!’’.Vepra dhe angazhimi i Besnik Krasniqit nuk do të harrohet ,sepse ishte mbetet një  nga  figurat e nderuar të Prizrenit dhe më gjerë./qendrapress.com/