Rikthehen reshjet e shiut nesër e pasnesër në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media ka treguar se në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësir.Tutje, në komunikatë tregohet se vranësirat parashihet të sjellin riga shiu të intensitetit mesatar deri tek të lartë, shkruan lajmi.net.Më tej, bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihet të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius.
Lexoni komunikatën e plotë:
Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ç’rregullta. Vranësirat kryesisht ditën enjte dhe tutje, parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s, ndërsa në Dukagjin, në veri, parashihen erëra me shpejtësi mbi 15m/s.