Konjufca për rastin “Syri i Popullit”, thotë se sot do të mund të ishte në burg            

    Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, tha se po të mos ishte zbardhur rasti i njohur si “Syri i Popullit”, i njëjti sot do të mund të ishte në burg.“Të mos ishte zbardhë njëri prej skandaleve më të mëdha të sistemit të drejtësisë, i cili u zbardh vitin e kaluar, unë ndoshta nuk do të isha këtu tu fol me ty, por do të isha në burg. Qikaq e thjeshtë është, unë do të isha në burg sot, nuk do të isha kryetar i Parlamentit, duke fol me ty”, ka thënë Konjufca në emisionin “Tempus” prodhim i “Betimi për Drejtësi”.“Ndikimi politik u kanë qaq i tmerrshëm, sa që me fabriku edhe dëshmitarë për me montu një proces gjyqësor i cili mundet me të çu në burg. Pse? Se je opozitar.”, tha ai, duke shtuar se ka fabrikuar prokurori i cili e ka pasur çështjen.“Syë Hoxha me sa e di. Po tash është çështje e drejtësisë qysh e argumenton pastaj një prokuror tjetër që e marr lëndën e tij, për me ardh deri te ndikimi pse ai e bën këtë punë Po ky ka qenë për shembull njëri prej skandaleve më të mëdha në Kosovë, nashta jo veç i vitit të kaluar, nashta prej pasluftës. Vetëm po du me thanë, që me këtë sistem të drejtësisë, shumë kollaj është edhe unë me pas aktakuzë.”, deklaroi kryetari i Kuvendit