Ditar Kabashi,nga Prizreni edhe një doktor i së Drejtës Publike
Ditar Kabashi nga Prizreni edhe një doktor i së Drejtës Publike. Ai sot ne faqen e tij elektronike shkruan ‘’Me votë unanime të profesorëve, mbrojta me sukses disertacionin e doktoratës në katedrën juridiko-kushtetuese të Departamentit të së Drejtës Publike në Universitetin “Gazi” në Ankara. Gjatë këtij rrugëtimi kam përjetuar gjithçka: gëzimin e pikëllimin, relaksim e stresin, sukseset e sprovat. Megjithatë, asnjëherë nuk kam mbetur i vetmuar. Për këtë falënderoj shoqërinë, të afërmit, familjen, profesorët dhe natyrisht, Zotin. “Drejtësia është themeli i pushtetit” (Iustitia fundamentum regnorum). 30 mars 2022 Ankara ‘’ shkruam ai . Tashmë Prizreni ka edhe një kuadër të profesionalizuar në drejtësi e kjo duhet të jetë një plus në shërbim të së drejtës ligjore për Prizrenin./qendrapress.com/