Vdesin dy persona nga aksidenti tragjik në Malishevë
Drejtor i Policisë për Rajonin e Gjakovës,Lumni Graishta ka konfirmuar për Insajderin se dy pesona kanë mbetur të vdekur në vend nga një aksident i rëndë që ndodhi sot mes dy veturave në Drenoc të Malishevës.“Po , janë dy persona të vdekur nga ky aksident. Ngasësit e të dyja veturave kanë vdekur si pasojë e aksidentit”, tha Graishta.Tutja ai tha se Njësitet e stacionit policor Malishevë, trafikut rajonal dhe prokurori janë në vendngjarje./Insajderi.org/