Veseli: Jam mirë me shëndet – bëni kujdes dhe respektoni këshillat e IKSHP
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se është mirë me shëndet në ballafaqimin që po kalon me covid-19.
Nëpërmjet një deklarate në faqen e tij në Facebook, lideri i PDK-së ka falënderuar qytetarët që i kanë dërguar mesazhe inkurajuese, duke i paralajmëruar se mezi pret ti rikthehet punës në PDK.
Ai fton qytetarët që të bëjnë kujdes dhe t`i respektojnë këshillat e IKSHP.
Deklarata e plotë e Kadri Veseli:
Të dashur qytetarë,
Ju falënderoj nga zemra për kujdesin dhe mesazhet inkurajuese që po më dërgoni këto ditë gjatë ballafaqimit me covid-19.
Dua të ju informoj se unë jam shumë mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim.
Mezi po pres të rikthehem në aktivitete dhe shumë punë të mira në Partinë Demokratike të Kosovës.
Ju ftoj të gjithëve që të bëni shumë kujdes, t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!