Mashtruan në peshën e bukës, gjobiten 8

                     Tetë furra të bukës në Skënderaj janë gjobitur me nga 400 euro të dielën nga Drejtoria e Inspekcionit. Përmes njoftimit, Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se ato janë gjobitur për shkak se nuk kanë përmbushur një varg kriteresh sa i përket veprimtarisë së tyre.Sipas njoftimit, pronarët e furrave nuk kanë vendosur peshën e duhur të bukës si dhe nuk kanë paraqitur para inspektorëve pëlqimin e plotësimit të kushteve minimale teknike. “Me këtë rast, pronarët e subjekteve nuk kanë qenë në gjendje të paraqesin para inspektorëve pëlqimin e plotësimit të kushteve minimale teknike, nuk kanë vendos deklaracion, nuk kanë vendos peshën e bukës, si dhe kanë dështuar të ndërmarrin disa veprime të tjera. Për këto arsye, subjektet janë dënuar me nga 400 euro”, thuhet ndër tjerash në njoftim.