Komuna e Prizrenit ndihmon familjet e invalidëve të UÇK-së
Këtë njoftim e bënë publike Burim Shala Kryetar i SH.I.L të UÇK-së dega Prizren, icilëi tashëm ka publikuar edhe NJOFTIM :
Për Invalidët e Luftës të UÇK-së dega në Prizren, të gjithë ju Invalid të UÇK-së që keni fëmijë në shkolla të mesme ju lutemi që të vini në zyret tona të Shoqatës nga data 04/04/2022 deri me 15/04/2022, dhe të na njoftoni sa fëmijë i keni në shkolla të mesme. Komuna e Prizrenit këtë vit ndan bursa për Fëmijët e Invalidëve të Luftës të UÇK-së dega në Prizren, ne i falënderohemi Kryetarit të Komunës së Prizrenit z. Shaqir Totaj dhe Drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit znj. Luljeta Veselaj-Gutaj Dokumentat që duhet të na dërgoni: 1. Qertifikatën e lindjes të fëmijës 2. Vërtetimin që është në shkollë të mesme (Mirët në shkollën ku vijon mësimin) 3. Kartelën kopje të Invalidit 4. Vendimi i penzionit të Invalidit 5. Leternjoftimin kopje të Prindërit 6. Konfirmimi bankare të prindërit,ku duhet të transferohen mjetet Me Respekt Burim Shala Kryetar i SH.I.L të UÇK-së dega Prizren/qendrapress.com/