Nënat shkruajnë kontakte familjare në trupat e fëmijëve të tyre në rast se ato vriten e fëmija mbijeton

                             Prindërit ukrainas, të cilët kanë frikë se do të vriten nga forcat pushtuese ruse, kanë filluar të shkruajnë detaje familjare në trupat e fëmijëve të tyre ndërsa lufta po në vendin e tyre po vazhdon. NE ditët e fundit si një kujtesë e zymtë e realitetit të tmerrshëm të konfliktit.“Nënat ukrainase po shkruajnë kontaktet e tyre familjare në trupat e fëmijëve të tyre në rast se ata vriten dhe fëmija mbijeton”, shkroi gazetarja e pavarur e Kievit, Anastasiia Lapatina, krahas një fotografie nga një familje ukrainase, përcjell Klankosova.tv Ajo shtoi se pavarësisht tmerreve të luftës me të cilat përballen miliona qytetarë ukrainas, “Evropa ende po diskuton gazin” – një referencë ndaj vendimit të diskutueshëm të Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione ndaj mallrave dhe shërbimeve ruse, por jo për të ndaluar eksportet e naftës ose gazit.