Çaste poetike me poetin:Qazim Thaçi

Asaj që ëndrrat mi vodhi

/Dedikim/

Dua tërë detin ta notojë e borën, mbi Pikëllim ta kalojë.

Pashtrikut ti dërgojë lulëbozhure, për besën e Kosovës.

Ta rikujtojë betejën  e Çanakalasë, e tmerrin e Çamërisë.

Asaj që ëndrrat mi vodhi për besën e dashurisë.

&     &      &

Asaj që ëndrrat mi vodhi ti fal fjalën e Doruntinës.

Për olimpin shqiptar,ti falë  sytë e Dionisit .

Anës Drinit ti falë frymëaromën e dashurisë.

E për besën e dhënë  të betohemi  në kala të Kaninës.

&     &     &

Asaj që ëndrrat mi vodhi ti jap dashuri zanash

E sytë e Lurës ti fal me  lindjen e diellit.

Atdheut ti themi se shtojzovallet këngën e kanë harruar

Betejave për lirinë  e tokës  Arbëri dhe ëndrrën për dashuri