Vdes personi që ishte aksidentuar më 27 mars në Celinë të Rahovecit

                     Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur një person nga fshati Celinë e Rahovecit, i cili ishte aksidentuar më 27 mars të këtij viti.Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë u është liruar familjarëve.“Me 08.04.2022 është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i lënduar në aksident trafiku, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjarëve për ceremoninë e varrimit”, thuhet në raportin e Policisë.