E diela poetike me poeten ;Anelja Lako

FLAS ME DETIN

__________________________

Shëtis buzë detit me shikimin tretur,

mbi valën e shtruar në qetësi

dhe ëndrrën e natës që më lë pa fjetur,

vij ta rrëfej, o det, tek ti.

Tek hapat hedh mbi rërën e thërrmuar,

ti brengën e ëmbël ma lexon në sy,

çdo herë që kujtimet më kanë pushtuar,

vetminë, o kaltërosh, e kam ndarë me ty.

Të kujtohen ato netët plot magji,

kur fluturoja e dehur nga dashuria,

nën dritën e hënës, në dëborë a shi…

Por sot nuk janë, ka mbetur nostalgjia.

Po nesër do të lindë një ditë tjetër

dhe kujtimet do të treten pak nga pak,

siç vala përqafon bregun e vjetër,

dhe djalosh’ i kaltër do kthehet nga larg.

A. Lako