E diela letrare me shkrimtaren;Emrije  Krosi

“Pushtim” dashurie!

———————————

Në çdo 7 prill apologjia sokratike e pushtimt të Shqipërisë, tashmë nuk është më “gjest atdhetarizmi”, sidomos në kohën e pushtimeve të viruseve, për të shpluhurosur qëndresën e ushtrisë së vogël shqiptare të mbretërisë më të re në Ballkanin e shek. 20, por vetëm si motiv i triumfit të pushtetit të komunistëve, madje shënjuese në veprat filmike, ku partizanët dhe komunisitët janë fitimtarët ,kurse italianët, gjithmonë humbësit, madje edhe metodat e torturave gjoja fashiste, ishin marifetet e komunistëve, ndaj të burgosurve të ndërgjegjes dhe nacionalistëve.

Sot po shkruaj, jo si përkujtesë e pushtimit të ’39-tës, por si një gjest atdhetarizmi tashmë të harruar nga ne brezat e sotëm, më kujton gjyshin,kur ishte xhandar në kufi me Malin e Zi. Na erdhi lajmi për dorëzimin e armëve. Refuzuam t’i dorëzonim. Madje disa filluan të qajnë.

-Burrat nuk e dorëzojnë armët- bërtiti një malësor.

– Do luftojmë kundër taj’lanit,- tha një durrsak.

-O burra,shkojmë, – tha një tjetër.

Por, oficeri me qetësi na bindi: djemt e mi, urdhni i M’retit,të dorëzojmë armët,se nuk duhet të vritet asnjë djalë shqiptari, se Italia është 40 milion ushtarë, ne as një milion nuk jemi. S’kemi as armë dhe as ushtri të madhe. Ka folë vetë M’reti me radio. Qëndresë do bëjnë vetëm trupat e bregdetit. Ne prapë nuk i lëshonim armët. Pastaj, kur e pamë se nuk kishte mobilizim, i lamë dhe u larguam në kamë,duke ecur tre ditë derisa mbërritëm në shtëpi. Italia, na jepte bukë,makarona,para me grushta,çokollata që të bindte shqiptarët, por prapë e luftuam, por komunzimi na q** nanat, na la pa bukë dhe mbushi burgjet me nacionalistët si Abas Kupi me shokë.

Italia na pushtoj njëherë, vetëm 3 vjet, kurse shqiptarët e “pushtuan” Italinë disa herë për 30 vjet. Por, pushtimet e tona,qenë pa armë , pushtime “dashurie” solidariteti i bluzave të bardha të mjekëve, për të shpëtuar jetën nga pengmarrja e popullit mik, nga Covid-19.

A ka pushtim më solemn sesa kaq??! 7 prilli, jo si metaforë pushtimi, por si binom bashkimi dhe solidariteti, për më shumë, paqe, dashuri, humanizëm dhe bashkëpunim ndërvllazëror.

Emi, 7. 04. 2020.