E diela poetike me vargjet e arta të shkrimarit :Gëzim Ajgeraj
Fytyra e amullisë
——————————-
Bota përtej ishte rrokullisur
ai kish mbetur në kokërr të shpinës
nën hijen e sehirit të vetvetes
lumej kishin rrjedhur, njerëzit, koha në kohë
lum ata që e kishin mbajtur për veshi
dikush po e shijonte qetësin e hijes
se mos pikonte diq
nga pema e sukseseve
gjum letargjik e mos i thënqin
kur u zgjua
koha kish ikur kohëve, ecjet, njerëzit
vetëm ai kishte ngelur prangave të nënvlerësimit të kohës
tek po bluante njatë mendimin e cekët
Zvicër 2022