E diela poetike me poetin:Maxhun Osmanaj

Mos!

————————

Mos më hidhni

Shkarpa as gjethe të papjekura

Në mendimin tim, o njerëz!

Gjykimi pa peshën e arsyes

Qenka mëkat i botës

Ma lexoni udhëtimin tim ngadalë

Pushoni në pikë dhe presje

Kurrë në pikëçuditje mos u çuditni

Se shpirti lëndohet rëndë

Pasi të ikë në parajsë

Atëherë, kujt do t’i kërkoni falje?!

Istog, mè 6 prill 2022