Serbia bleu sistem të sofistikuar kundërajror kinez, reagon Presidenca e Kosovës

                             Presidenca e Kosovës ka reaguar pas raportimeve se Serbia ka blerë armatim të sofistikuar nga Kina.Shefi i stafit të kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka shprehur shqetësim mbi këtë zhvillim, meqë thotë se kjo është dita e dytë që ndodhë një gjë e tillë, dhe se anëtarësimi i Serbisë në Evropë duhet të ndalet.“Dita e dytë e dërgesave të armëve kineze në Serbi: disa fluturake të PLAAF (Forca Ajrore Kineze) fluturuan mbi Bosfor gjatë rrugës për në Bazën Ajrore Batajnica për të dorëzuar Guizhou Aerospace, nga industria Shaanxi Yellow River Group prodhuar në versionin HQ22 Red Banner SAMK, për eksport”, ka shkruar Vela në një postim në Twitter.Ndërkaq, ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se dërgesa e armëve nga Kina në Serbi, përbën kërcënim serioz veçanërisht për Kosovën.Përmes një statusi në rrjetin social Twitter Hoxhaj, theksoi se bota ndodhet në një epokë kur shtetet ndahen në demokraci kundër autokracive. Sipas tij, Kina dhe Serbia kanë zgjedhur këtë të fundit për të qenë bashkë.“Dërgesa e fundit i armëve nga Kina në Serbi, më parë edhe nga Rusia, përbën një kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për Kosovën. Jemi në një epokë kur shtetet ndahen në demokraci kundër autokracive. Kina dhe Serbia kanë zgjedhur këtë të fundit për të qenë bashkë.”, ka shkruar Hoxhaj.Të shtunën Vuçiq tha se të martën ose të mërkurën do të prezantohen armët e reja, të cilat do të jenë “arma më e fuqishme që do të ketë Serbia deri më tani”.Më vonë u raportua se aeroplanët ia dorëzuan ushtrisë serbe sistemin kundërajror me rreze të mesme HQ-22.Mediat dhe ekspertët ushtarakë thanë të dielën se gjashtë avionë transportues të Forcave Ajrore Kineze Y-20 u ulën në aeroportin civil të Beogradit herët të shtunën, duke raportuar se mbanin sisteme raketore HQ-22 për ushtrinë serbe.Në vitin 2020, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e paralajmëruan Beogradin kundër blerjes së sistemeve anti-ajrore HQ-22, versioni i eksportit i të cilit njihet si FK-3.Ata thanë se nëse Serbia vërtet dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe aleancave të tjera perëndimore, ajo duhet të harmonizojë pajisjet e saj ushtarake me standardet perëndimore.Sistemi i raketave kineze është krahasuar gjerësisht me sistemet e raketave amerikane Patriot dhe ruse S-300, megjithëse ka një rreze më të shkurtër se S-300 më të avancuara.Serbia do të jetë operatori i parë i raketave kineze në Evropë. /Telegrafi/