E diela pasdite me poetin;Mursel Sopaj
SOT NE UKRAINE
————————–
Sot, në Ukrainë,kudo tym e flakë
Në njërën anë : Perandoria
Në tjetrën : ,populli që flakën shuan me flakë !
Sot ,në Ukrainë, e gjithë bota mbanë syt
Se si një popull për liri
Shkon me Perandorinë fyta-fyt !
Sot ,në Ukrainë,nata u kthy në ditë
Nga zjarri që vet e ndezi
Perandoria po jep shpirt !
Sot ,Ukraina,e la botën pa fjalë
Përball raketave te Putinit
Një President hero,qëndron në vijë të parë !
Sot, në Ukrainë,:me e madhja betejë
Ata s’ po luftojn veç për vete
Aty po luftohet edhe për ne!
Sot ,në Ukrainë,nata u kthy në ditë
Nga zjarri që vet e ndezi
Perandoria po jep shpirt !
Hagen 28 shkurt ’22