Osmani u përgjigjet qytetarëve: Kosova asnjëherë s’ka pasur imazh më të mirë në botë, me Kurtin kam raporte të shkëlqyeshme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të dielën ka bashkëbiseduar me qytetarët përmes rrjetit social Instagram.Osmani u është përgjigjur me dhjetëra pyetjeve të cilat qytetarët ia parashtruan, ndër to ishte edhe pyetja se a do të jetë më aktive në dialogun Kosovë-Serbi.“Siç e dini të gjitha qëndrimet në dialog koordinohen ndërmjet institucioneve tona. Prandaj unë tashmë jam aktive në këtë proces”, është përgjigjur Osmani.Presidentja është pyetur edhe për raportet që ka me kryeministrin Albin Kurti.“Çfarë janë raportet mes jush dhe kryeministrit. Të mira, shumë të mira, apo të shkëlqyera?”, ishte pyetja drejtuar Osmanit.Osmani është përgjigjur “ të shkëlqyeshme deri më tani” duke e shoqëruar përgjigjen me një ikonë të buzëqeshur.Ndër pyetjet e tjera Osmani mori pyetje edhe për prezencën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe botërore.Presidentja theksoi se deri më tani kanë arritur të rienergjizojnë politikën e jashtme dhe të dëgjohet zëri i Kosovës kudo, në çdo takim e forum ndërkombëtar, shkruan Telegrafi.“Fatkeqësisht sfidat janë të mëdha, por Kosova asnjëherë s’ka pasur imazh më të mirë në botë. Ashtu siç ka thënë presidenti Biden: “Kosova vazhdimisht gjatë këtij viti ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare”, shprehet Osmani.Osmani u pyet nga qytetarët edhe për flamurin të cilin e barte kudo me vete ish-presidenti Ibrahim Rugova.“A mendon zonja Presidente me ndrru flamurin me vendos atë që e meritojmë, atë të Presidentit historik Ibrahim Rugova?”, është pyetur Osmani.Ajo është shprehur se ndërrimi i himnit të Kosovës dhe kriteret e ndryshimit janë të parapara me Kushtetutë.“Në momentin që kam marr detyrën, në Presidencë kam rikthyer vulën e Presidentit Rugova dhe Flamurin Dardan në hapësirat e Presidencës. Sa i përket himnit të Kosovës, kriteret e ndryshimit parashihen në Kushtetutë”, u shpreh Osmani.Presidentja gjatë këtij bashkëbisedimi me qytetarët mori edhe shumë lëvdata për punën e saj. /Telegrafi