Vdes në rrethana të dyshimta një person në Prizren

                               Një person ka vdekur të hënën në Prizren përderisa ishte duke punuar.Rasti në polici është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.“Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Dyshohet se viktima ka pasur probleme shëndetësore”, thuhet në raportin e policisë.Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Burim Shala” në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e policisë dhe rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”. Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se në vendngjarje ka dalë edhe hetuesi i forenzikës, i cili pas shikimit të vendit të ngjarjes, ka deklaruar se nuk ka parë asnjë gjë të dyshimtë në pamjen e jashtme të viktimës. Në lidhje me vdekjen e 60-vjeçarit është deklaruar edhe vëllai i tij, i cili i tha Policisë se i ndjeri ka pasur probleme me tension dhe sheqer për një kohë të gjatë. Sinjali mëson se pas procedurave të Forenzikës dhe Policisë, trupi i pajetë i 60-vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.