Biznesmeni kosovar: 100 euro nuk mjaftojnë për asgjë, me 100 milionë euro investim do të punësoheshin 10 mijë të rinj

                   Qeveria e Kosovës ka përgatitur një pako ndihme në vlerë 100 milionë euro, nga e cila do të përfitojnë nga 100 euro secili i punësuar në Kosovë, dhe ndihma të tjera për kategori të ndryshme. Por, kjo pako po kritikohet si jo efektive.Shuma nga 100 euro që do të marrë secili i punësuar në Kosovë, nga pakoja 100 milionë euro e qeverisë së Kosovës, sipas biznesmenit dhe avokatit kosovar Ardi Shita, nuk do të ndihmojë për asgjë, shkruan Reporteri.net.Por sikur ky buxhet prej 100 milionë euro, të destinohej për ndonjë investim strategjik, sipas Shitës, do të mund të jepte efekte afatgjata, duke bërë të mundur punësimin e deri në 10 mijë të rinjve.