Endriti sot mbushi 23 vite, urimi nga Hashim Thaçi nuk i mungoi: “Jam shumë i lumtur që ta dëgjova zërin…”

                          Endrit Thaçi, i biri i ish-presidentit Hashim Thaçi ka shpërndarë një fotografi me babain e tij ku i ka dedikuar një shkrim. Endriti sot feston 23 vjetorin e lindjes, teksa është shprehur i përmalluar me mungesën fizike të babait të tij në festën e ditëlindjes.Endriti ka shkruar se njëjtë sikur në ditën e lindjes edhe në 23-vjetorin e ditëlindjes nuk e ka babain afër.“Në ditën kur linda ishte kohë lufte, babin nuk e kisha afër. Ishte në zjarrin e luftës për liri. Sot në ditëlindjen time të 23-të, është kohë lirie, por atë sërish nuk e kam afër. Tani është në mbrojtje të luftës, që me përkrahjen e aleatëve, na solli lirinë”, ka shkruar ai.I biri i Thaçit megjithatë u shpreh i lumtuar që ka biseduar me të përmes telefonit.“Jam shumë i lumtur që sapo ia dëgjova zërin dhe mora urimin prej tij. Më mungon shumë babi, por krenohem me ty”, ka shkruar ai.