Osmani e krahason Vuçiqin me Millosheviqin: Serbia nuk është e interesuar për stabilitet

                           Gjuhë të Millosheviqit e ka quajtur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, atë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.Osmani ka thënë se nuk pret asgjë nga një njeri që e përkrah Sllobodan Millosheviqin, kur u pyet për deklaratën fyese të Vuçiqit për kryeministrin Albin Kurti dhe presidentit të Malit të Zi.“Ne nuk duhet të befasohemi nga gjuha e Millosheviqit, ka qenë pjesë e propagandës së Vuçiqit, akoma nuk e ka dënuar asnjë nga krimet e Millosheviqit dhe ta shfajësojë atë për krimet e kryera në Kosovë. Ne një ndër masakrat do ta përkujtojmë në Mitrovicë, deri në mes te qershorit ka përkujtime të masakrave. Një njeri qe e përkrah Milloshevicin s’presim që do flas me argumente”, tha ajo gjatë një vizitë të enjten në Mitrovicë.Shtoi se përkundër fjalëve të tyre se e kanë zgjedhur rrugën evropiane, “me vepra janë në rrugën e Putinit”.Osmani komentoi edhe armatimin e Serbisë. E quajti shqetësuese pasi tha se Serbia nuk është e interesuar për stabilitet.“Armatimi i Serbisë nuk po ndodh vetëm tani, por tani është shqetësuese sepse Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajonin tonë”.Osmani ka thënë se po shqyrton edhe disa vizita në SHBA bashkë me kryeministrin. Tha se dy delegacione nga SHBA-ja do ta vizitojnë Kosovën.