E krishtera shqiptare që agjëron qe 22 vite: Ndjej plotësim shpirtëror

                        Rreth 80% e banorëve të Delvinës i përkasin besimtarë myslimanë. Në këtë muaj të Ramazanit pjesa me e madhe agjërojnë.Elsa një besimtare ortodokse e motivuar nga vajza e saj agjëron përgjatë gjithë muaji të Ramazanit.“Vajza ime ju fut kësaj rruge mua më pëlqeu sepse nga kjo merret anët pozitive të jetës futej në një rrugë të drejtë për shumë gjëra. Për të mos e lënë vetëm se më dukej sikur vuante dhe mendova të vuaja dhe unë bashkë me të. Vitin e parë e kisha pak të vështirë më pas e ndjeja sikur më mbushte nga brenda dhe shumë dëshira më janë plotësuar.” Myftiu i Delvinës, Bledar Ali thotë se si Elsa ka me dhjetëra gra ortodokse që agjërojnë.“Ka shumë njerëz kryesisht femra ortodokse dhe të feve të tjera, që agjërojnë gjatë gjithë muajit të Ramazanit. Kam fqinje që agjërojnë, gra ortodokse. Në net e veçanta ka dhe plaka dhe gra të reja ortodokse që agjërojnë në ditët e mira.”Laurta është teologe, por dhe bashkëshortja e myftiut. Agjëron prej 22 vitesh madje nuk e ka ndërprerë dhe gjatë 4 shtatzënive.“I kam pasur të lehta dhe të mbara shtatzënitë dhe s’kemi pasur probleme falë zotit. Ka dhe motra të tjera që agjërojnë, konsultohen me dietologë apo mjekë se çfarë duhet të konsumojnë dhe agjërojnë gjatë shtatzënive.”Sipas Lauretës këtë muaj nuk duhet të reduktohen vetëm vaktet ushqimore, por sakrifica shoqërohet falje, lexim të Kuranit dhe vepra të mira. “Çohemi herët në mëngjes, përgatitim syfyrin dhe e konsumojmë, kryejnë rritin e faljes së Namazit të sabahut. Lexojmë pak nga Kurani. Pasi dërgojmë fëmijët në shkollë, shkojmë në punë. Kur s’kam klientë lexojmë sa më shumë Kuran, sepse leximi i Kuranit është puna më e shpërblyer gjatë Ramazanit. “