Shoqëroi mikun në Obiliq për blerjen e bagerit, vushtrriasi gjeti vdekjen
59 vjeçari me inicialet, B.D morri lëndime në një kompani ndërtimi lëndime të cilave nuk arriti të ju mbijetoj.Klan Kosova merr vesh jo zyrtarisht se i ndjeri kishte shkuar në këtë firmë me një mik të tijin, i cili kishte për të marrë aty një bager dhe derisa po e vendosnin në mjetin transportues i ndjeri është lënduar.Pronari i kompanisë nuk ka pranuar të tregojë detaje për ngjarjen, pasi siç tha me rastin do të merren organet e rendit.E zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se rreth orës 10:30 janë informuar nga QKUK se një person i lënduar është dërguar për trajtim.“Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion ndërkaq policia në koordinim me prokurorin e shtetit po trajton rrethanat e ngjarjes duke proceduar me një hetim mbi vdekjen.” deklaroi Ahmeti.Kurse Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, tha se viktima atje kishte shkuar pa shenja jete, me lëndime në kokë e trup.