E diela poetike me penën e artë të shkrimtarit ;Gëzim Ajgeraj
Çast
Sythet e fillimvitit pikojnë etshëm mbi castet alpike
Mbi stalakmitet e pritjes përmallshën lëngon largësia
E diku mbi lëvozhgën e vegimeve mbështjellë mallin
Që të mos mërdhijnë motet e largësive të acarta
Mbi akullin e pritjeve të shpresave të kthimeve
Udhët lëvjerren si kalaveshët e vesës mbi degën e ikjeve
Dhe mbështjellin orë e cast ëndrrat mërdhira
Deri sa vonesa e moskthimeve muzonë kronikave të pritjes
Dhe me këngët e dhimbjes zbukuronë motet e e udhëve
Për dritën e të nesërmeve mos`harrimit i ndezim kandil
Dhe çastet alpike djegim në mall të mos mbeten harrimit