Krejt ajo që duhet kryeministri dhe vartësit e tij të bëjnë është, përgatitja më e madhe Shkruan ;Sherife Balaj,kuvendare e KK ne Prizren
A mendoni se tashmë filloi faza e dytë e virusit COVID-19, siç tha kryeministri Hoti. Si e shihni ju, a mund ti rikthehemi jetës normale së shpejti?
Krejt çka mund të them është që, nuk mendoj se do pastrohemi aq lehtë nga një virus siç është COVID-19 vetëm me faza siç e ka paraqitur kryeministri Hoti.
I besoj aspektit profesional shëndetësor dhe pres të dal sa më shpejt vaksina kundër këtij virusi në Botë.
Mos menaxhimi i mirë me ketë pandemi, si institucione na dërgon tek dëshirat tona se një mëngjes të bukur do e shohim rikthimin e jetës normale “me duar në xhepa”, por kjo nuk mund të ndodhë teorikisht dhe praktikisht.
Krejt ajo që duhet kryeministri dhe vartësit e tij të bëjnë është, përgatitja më e madhe në aspektin shëndetësor dhe orientimi i mjeteve kah nevojat e rimëkëmbjes ekonomike.
Nëse flasim për arsimin jemi drejt kolapsit dhe pasivitetit të terë.
Krejt kjo është rezultat i mos marrjes seriozisht nga institucionet shtetërore ketë aspekt social, duke mos përfillur me mbështetjen e kushteve adekuate për nxënësit dhe studentet, pajisje ndërlidhëse dhe kontrollin e proceseve mësimore se si dhe në çfarë cilësie po zhvillohen ato.
Madje nuk e dina as vijueshmërinë e nxënësve dhe studenteve se sa kanë qenë prezent gjatë mësimit në distancë.’/qendrapress.com